Prishtina u eleminua në raundin e tretë Ligës së Konferencës.
Kampionët e Kosovës u mposhtën me rezultat 2-0 nga Bodo/Glimt, duke u eleminuar me rezultat të përgjithshëm 3-2,.
Pas humbjes, skuadra nga kryeqyteti ka reaguar në llogarinë e tyre zyrtare në facebook.
Postimi i plotë:
LARGOHEMI ME KOKËN LART NGA GARAT EVROPIANE FC PRISHTINA e përfundon rrugëtimin në garat evropiane. Kampioni në fuqi i Kosovës është mposhtur në ndeshjen e kthimit ndaj Bodo/Glimt me rezultat 2-0. Kësisoj, skuadra jonë eliminohet nga garat e Ligës së Konferencës pas 180 minutave të zhvilluar ndaj Bodo/Glimt me rezultat të ngushtë 3-2.
Prishtina në këtë nënyrë nuk e arrin fazën “play-off” të Ligës së Konferencës duke u eliminuar në xhiron e tretë, por aventura evropiane për këtë edicion ka qenë e jashtëzakonshme.
Kujtojmë se Prishtina ka një tjetër ndeshje të rëndësishme përpara, ku me 17 gusht luan ndaj Llapit për Superkupën e Kosovës,