Agjenti: Zapata është i interesuar për Interin, por nuk ka ofertë zyrtare

Futboll

Agjenti: Zapata është i interesuar për Interin, por nuk ka ofertë zyrtare

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 21:47
Duvan Zapata

Agjenti i Duvan Zapata, Fernadno Schena ka zbuluar se klienti i tij është i hapur për kalimin te Inter, por për momentin nuk ka ofertë zyrtare.

Kolumbiani shihet si prioritet për ta zëvendësuar Romelu Lukakn, që kompletoi kalimin te Chelsea për 115 milionë euro.

Agjenti i Zapata ka konfirmuar se nuk ka ndonjë ofertë zyrtare, por lojtari është i interesuar.

“Për momentin nuk ka oferta. As Inter nuk ka prezantuar ndonjë ofertë për Duvan”.

“Zapata do ishte i interesuar për opsionin e Interit, por nuk ka asgjë për momentin”, tha ai.

Ndërkohë, Sky Sport Italia raporton se Inter do ofrojë rreth 40 milionë euro, derisa Atalanta kërkon 50 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat