Baseli është kualifikuar në finalen e play-off-it të Conference League.
Skuadra zvicerane me lehtësi e mposhti me rezultat 4:0 Ujpest-in nga Hungaria, në ndeshjen e kthimit.
Futbollisti Pajtim Kasami asistoi në golin e fundit kur shënoi Petretta në minutën e 90-të.
Golat u shënuan nga Males (21'), Stocker (45+2'), Arthur (71') e Petretta (90'). Kasami u paraqit standard e Taulant Xhaka nga minuta e 69-të.
Baseli edhe takimin e parë e ka fituar me 2:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 6:1 kualifikohet më tej.