Laçi e ka mbyllur me dinjitet aventurën Europiane. Kurbinasit e Shpëtim Duros, u mposhtën me rezultatin 2-1 nga Anderlehti, në sfidën e kthimit të zhvilluar në Bruksel dhe të vlefshëm për raundin e tretë të Ligës së Konferencës.
Golin e nderit për bardhezinjtë e realizoi Regi Lushkja.
Vlen të theksohet fakti, së në përballjen e parë, të zhvilluar në “Elbasan Arena”, belgët triumfuan me rezultatin 0-3, ndërkohë që takimi i sotëm ishte thjesht një formalitet për të besuarit e Kompani.
ANDERLEHT-LAÇI 2-1
Amuzu 32′ , Versharen 71′ / Lushkja 84′.