Befasia te Barcelona, është që portieri Neto do jetë titullar në ndeshjen hapëse ndaj Real Sociedadit.
Neto momentalisht është kryesori në portën e katalunasve, pasi Marc Andre ter Stegen vazhdon të jetë duke u shëruar nga operacioni që bëri në krahë.
Braziliani ishte më i miri në fitoren ndaj Juventusit për trofeun Gamber dhe Koeman ishte ndarë shumë i kënaqur nga paraqitja.
Paraqitja e mirë ndaj Juventusit nuk mbeti pa u kuptuar dhe Arsenal që e pëlqen që një kohë të gjatë do provojë ta transferojë.
Sipas Athletic, “Topçinjtë” e vlerësojnë lartë lojtarin që garanton që është zëvendësuesi i Bernd Lenos në rast që nevojitet.
Arsenal provoi ta transferonte Aaron Ramsdale, por negociata kanë ngecur dhe Neto tani shihet si alternativë.
Sidoqoftë, situata delikate e Barcelonës nga gjendja financiare mund të ndikojë që ta shesin para se të mbyllet afati veror.