Është edhe opsioni Serie A në fatin e Philippe Coutinho.
Sipas Corriere dello Sport, braziliani i është ofruar më kot Juventus-it dhe tani edhe Lazio-s, që po e merr në konsideratë hipotezën e bujshme.
29-vjeçari, kontrata e të cilit me Barcelona-n skadon në vitin 2023, pëlqehet edhe në Premier League.
Pengesa kryesore për bardhekaltrit është rroga 9 milionë euro e Coutinho-s. Megjithatë, Barcelona është e gatshme të paguajë një pjesë të rrogës.
Lazio mund të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira të Igli Tares me menaxherin Kia Joorabchian.
Në fund, Coutinho mund të bindet nga Leiva, shoku i tij i ngushtë në kohën kur luanin te Liverpool.