Sergio Ramos mban në ankth PSG-në në ditën e prezantimit të Leo Messi-t.
Ish-kapiteni i Real Madrid, në fakt, ka një dëmtim muskulor që nuk e lejon të stërvitet me vazhdimësi.
Sipas Le Parisien dhe Canal Plus, ky dëmtim mund ta mbajë jashtë për dy muaj Ramos-in.
Deri tani, klubi ka bërë të ditur vetëm se ish-ylli i Real, përveç ndeshjes hhapëse të Ligue 1 kundër Troyes, nuk do të jetë në fushë as për ndeshjen e parë në Parkun e Princave që do të zhvillohet të shtunën kundër Strasbourg.