Ish-trajneri i Barcelonës, Kike Setien ka thënë se kurrë nuk e ka parë një ambient kaq të tensionuar sa ai te katalanasit. Ai thotë se ishte thuajse e pamundur të punoje për të marrë rezultatet dhe për të arritur objektivat.
Sipas tij, katalanasit e humbën titullin kampion, sepse Reali i Madridit fitoi 6 penallti në favor dhe kjo gjë thelloi diferencën mes dy skuadrave.
“Ishte shumë e vështirë të punoje te Barcelona. Katalanasit kishin shumë probleme dhe nuk e kisha të lehtë të menaxhoja grupin. Sigurisht që puna jonë ishte e mirë dhe arritëm të krijonim një bazë, por nuk e fituam dot titullin kampion.
Objektivi ishte të triumfonim në La Liga, por nuk duhet të harrojmë që Reali i Madridit mori 6 penallti dhe nuk mund ta kapnim dot më. Por, tani është pjesë e së shkuarës dhe duhet të shoh përpara. Jam gati që të nis një tjetër aventurë për të punuar dhe për të arritur objektiva të tjerë personalë”, tha Setien.