Trajneri i Shamrock tregon si e mundi Teutën

Futboll

Trajneri i Shamrock tregon si e mundi Teutën

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 11:35
Trajneri i Shamrock tregon si e mundi Teutën

Shamrock Rovers ka arritur që të kalojë më tej pasi e mundi Teutën në të dy takimet.

Ndeshja e parë përfundoi në shifrat 1-0 për ekipin irlandez, ndërsa edhe në përballjen e kthimit erdhi fitorja 0-2. Trajneri i Shamrock, Bradley, ka treguar edhe mënyrën sesi është arritur që të t’ia dilet kundër durrsakëve. Në ndeshjen e kthimit ishte forca e mentalitetit që nuk e vendosi në diskutim historinë e kualifikimit.

“Ne menduam që duhej të shkonim në Shqipëri dhe t’i sulmonim sikur të ishim 1-0 duke humbur ne, jo sikur të kishim fituar me ato shifra. U futëm me atë mentalitet dhe kjo i shkaktoi pak befasi Teutës. Ata dolën dhe luajtën në mënyrën e tyre, ne mund t’i shënonim edhe disa gola të tjerë.

Por unë jam i kënaqur për fitoren dhe për shkakun se nuk pësuam asnjë gol. Ishte paraqitje e mirë, e kemi menaxhuar gjithçka mirë. I kemi kufizuar ata vetëm me goditjet nga distanca. Kushtet ishin të vështira me temperaturë mbi 30 gradë. Prandaj lojtarët ishin të shkëlqyer për atë që arritën”, tha Bradley.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat