Skandal i madh nga Moldavia – nuk i japin vizë shqiptarit të Kosovës

Futboll

Skandal i madh nga Moldavia – nuk i japin vizë shqiptarit të Kosovës

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 11:36
Skandal i madh nga Moldavia – nuk i japin vizë shqiptarit të Kosovës

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran i njohur nga 113 shtete botërore. Por ka ende disa shtete që jetojnë me iluzion dhe ëndrra duke mos e njohur pavarësinë e Kosovës.

Njëra nga këto shtete është edhe Moldavia që është një shtet mik i Serbisë.

Ky shtet nuk e ka pajisur me vizë futbollistin nga Kosova, Lirim Kastrati i cili luan te gjiganti kroat Dinamo Zagreb.

Skuadra kroate do të luaj të martën me Sheriff Tiraspol në Moldavi në kuadër të ‘Play-Off’-it të Ligës së Kampionëve.

E shteti moldav duke mos e njohur pavarësinë e Kosovës, nuk e ka pajisur me vizë sulmuesin nga Hogoshti, Lirim Kastratin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat