Liverpooli po shihet si skuadra favorite për të siguruar shërbimet e sulmuesit të krahut, belgut Jeremy Doku.
Mësohet se Liverpooli ka kontaktuar ekipin francez, Rennes për ta bindur në lirimin e 19-vjeçarit. Për transferimin e tij, Liverpooli është i gatshëm të ofrojë 45 milionë euro.
Doku pëlqehet nga trajneri Juergen Klopp dhe pati paraqitje të mira me Belgjikën në “Euro 2020”.
Ai ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2025, ndërsa vitin e shkuar iu bashkua nga Anderlechti.
Doku në sezonin e shkuar, realizoi katër gola dhe bëri tetë asistime në 44 paraqitje. Ai ka edhe dhjetë ndeshje e dy gola me Përfaqësuesen e Belgjikës.