Mustafa mund të nënshkruajë me Vllazninë!
Ilir Mustafa është kthyer nga Turqia ku luajti për një vit te Ankara Keciörengücü.
Mesfushori 25 vjeçar nga Kosova, ka qenë në prova te Vllaznia deri tani, sipas faqeve të afërta me klubin shkodran.
Duket që mesfushori ka bindur drejtuesit dhe tani po mendohet firmosja e kontratës.