Vazhdon fushata e rinovimeve në shtëpinë e Liverpool-it.
Pas Trent Alexander-Arnold, Fabinho dhe Alisson, edhe Virgil van Dijk ka zgjatur marrëveshjen e tij, duke nënshkruar një kontratë të re 4-vjeçare me Të Kuqtë.
I kthyer prej pak kohësh nga një dëmtim serioz që e ka mbajtur jashtë fushave gjithë sezonin e kaluar, qendërmbrojtësi holandez është lidhur me klubin anglez deri në vitin 2025.
Liverpool e ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me një video në profilin zyrtar të klubit në Tëitter, ku holandezi përshkruhet si Kolos.