Fadil Muriqi me fjalë emocionuese

Futboll

Fadil Muriqi me fjalë emocionuese

Nga: K.G. Më: 13 gusht 2021 Në ora: 13:28
Fadil dhe Xhevdet Muriqi

Legjenda e futbollit, Fadil Muriqi, me fjalë emocionuese. Ai është i emocionuar që palestra e re sportive në Zahaq është emërtuar Fadil dhe Xhevdet Muriqi.

“Kemi lindur dhe jemi rritur në Zahaq, karrierën shumëvjeçare sportive e filluam mu aty.

Puna jonë e palodhshme e asaj kohe u bë më madhështore kur na informuan se palestra sportive ne fshatin tonë Zahaq do të bart emrin Fadil dhe Xhevdet Muriqi.

Ju falënderojmë nga zemra të gjithë juve që na përkrahet gjatë karrierës tonë por edhe sot.

Falënderoj kryetarin e kuvendit të Pejës, dr. Islam Husaj, deputetët dhe strukturat te tjera që e morën këtë vendim po ashtu edhe vëllaun Xhavitin i cili e mori këtë iniciativë dhe së bashku me juve e realizoj”, ka shkruar Fadil Muriqi në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat