Me zyrtarizimin e transferimit të Romelu Lukaku-t nga Inter-i te Chelsea, Seria A ka parë të thyhet rekordi i mëparshëm për sa i takon shitjes më fitimprurëse në Serinë A.
115 milionë eurot e paguara nga Blutë kanë kaluar 105 milionët e paguara nga Manchester United në sezonin 2016/17 për të kthyer Paul Pogba në Angli.
Në vendin e tretë, transferimi i Gonzalo Higuain nga Napoli tek Juventus për 90 milionë euro.
Ulet nga podiumi Zinedine Zidane, që në sezonin 2001/02 u transferua nga Juventus te Real Madrid për 77,5 milionë euro. Gjithsesi, legjenda franceze vazhdon të rezistojë në Top 10.
Kjo është Top 10-shja e shitjeve më fitimprurëse në historinë e Serisë A.
1 – Romelu Lukaku, ’20/’21 nga Inter te Chelsea për 115 milionë
2 – Paul Pogba, ’16/’17 nga Juventus te Manchester United për 105 milionë
3 – Gonzalo Higuain, ’16/’17 nga Napoli tek Juventus për 90 milionë
4 – Zinedine Zidane, ’01/’02 nga Juventus te Real Madrid për 77,5 milionë euro
5 – Zlatan Ibrahimovic, ’09/’10 nga Inter te Barcelona për 69,5 milionë
6 – Kaka, ’09/’10 nga Milan te Real Madrid për 67 milionë
7 – Joao Cancelo, ’19/’20 nga Juventus te Manchester City për 65 milionë
8 – Edinson Cavani, ’13/’14 nga Napoli te PSG për 64,5 milionë
9 – Alisson, ’18/’19 nga Roma te Liverpool për 62,5 milionë
10 – Achraf Hakimi, ’20/’21 nga Inter te PSG për 60 milionë