Gjiganti spanjollReal Madridi nuk e ka ndërmend të dorëzohet për sulmuesin Kylian Mbappe, të cilin po insiston ta transferojë gjatë kësaj vere.
“Cadena Ser”, ka njoftuar të premten se Reali ka përgatitur një ofertë prej 120 milionë eurosh për ta bindur Paris Saint-Germanin në lirimin e sulmuesit.
Ditë më parë, te PSG-ja konfirmuan qëndrimin e Mbappes në klub për sezonin e ri pas transferimit të Lionel Messit, por te Reali janë të vendosur për të bërë përpjekje deri në fund të afatit kalimtar për të.
Mbappe ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin francez që i skadon vitin tjetër. 22-vjeçari sezonin e shkuar shënoi 42 gola në 47 ndeshje për Parisin në të gjitha garat.