Nuk ka vend për Martin Odegaard në Madrid.
Carlo Ancelotti ka dhënë miratimin për shitjen e lojtarit, pasi nuk e konsideron pjesë të projektit. Kjo situatë, sipas AS, e ka afruar futbollistin me Arsenal-in.
Kontaktet mes palëve duket se janë intensifikuar dhe besohet se operacioni mund të mbyllet për 50 milionë euro.
Duhet negociuar akoma për disa detaje, por e përditshmja spanjolle është e sigurt se Odeggard do të shitet përfundimisht te Topçinjtë.