Manuel Locatelli duket afër transferimit te Juventusi.
Locatelli e ka bërë të ditur prej kohësh dëshirën e tij që të transferohet te gjiganti italian.
Megjithatë Juventusi nuk arrinte të gjejë marrëveshjen e duhur me Sassuolon për transferimin e tij.
Por, sipas gazetarit Fabrizio Romanos, takimet e fundit mes dy klube ishin pozitive, dhe një marrëveshje pritet të arrihet së shpejti.
Të dy palët janë të bindura që do të mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për të përmbyll me sukses kalimin e futbollistit te “Zonja e Vjetër”.
Interesim për mesfushorin ka shprehur edhe Arsenali dhe disa klube tjera, por ai dëshiron vetëm “Bianconerët”.
Sassuolo kërkon 40 milionë euro për shitjen e tij, Juve më parë kishte ofruar huazimin me të drejtë blerje për 30 milionë euro që ishte e pamjaftueshme.
Megjithatë tani duket se do të bien dakord për një çmim të përshtatshëm.