Përforcimi më i ri i kombëtares së Kosovës

Futboll

Përforcimi më i ri i kombëtares së Kosovës

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 18:57
Përforcimi më i ri i kombëtares së Kosovës

Talenti 17-vjeçar i Eintracht Frankfurt, “përforcimi” më i ri i kombëtares së Kosovës

Futbollisti 17 vjeçar i Eintrahtit të Frankfurtit, Dritan Maqkaj ka vendosur që përfaqësimin e tij në nivelin e kombëtareve ta bëjë për Kosovën, për dardanët prej nga edhe e ka prejardhjen.

Anësori i majtë për të cilin ishte jashtëzakonisht e interesuar edhe kombëtarja gjermane, bashkimin me Kosovën U19 e ka konfirmuar duke i “dhuruar” ekstra kualitete në të ardhmen 11-shes dardane.

I gjatë 1 metër e 85 centimetra, Maqkaj përbën një përforcim shumë të rëndësishëm për dardanët, së pari tek skuadrat e grupmoshave, e ku shpejt presim ta shohim edhe në ekipin e parë, shkruan Preshevajone.com

Vlenë të theksohet se së fundi kemi parë një interesim të shtuar të të rinjëve shqiptarë nëpër evropë për të përfaqësuar kombëtaren e Kosovës, kjo mesiguri si rezultat e seriozitetit dhe përkushtimit nga ana e njerëzve të futbollit në vend, duke filluar nga FFK-ja e tutje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat