Milani duket se e ka gjetur zëvendësuesin e Hakan Çalhanoglut në Ligën e Francës!
Sipas ‘Calcio Mercato’, Rossonerët kanë rëndë dakord me Bordeaux për blerjen e Adlit për 10 milionë euro përfshirë bonuset.
Gjiganti ishte duke u përballur me probleme në mesfushë shkaku i lëndimit të Franck Kessie dhe largimit të Çalhanoglu dhe vendosi të bëjë transferime.
Mesfushori i Bordos mund të luajë në disa pozicione gjë që e ka shtyer trajnerin Stefano Piolin për ta blerë atë.
21-vjeçari, llogaritet si një futbollist premtues në të ardhmen dhe falë paraqitjeve të mira në Francë ka pasur interesim nga shumë skuadra evropiane, por duket se karrierën do ta vazhdojë në Itali.