Duke folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Alaves, trajneri Carlo Ancelotti iu shmang pyetjeve në lidhje me blerjen e mundshme të Kylian Mbapé nga Paris Saint-Germain:
“Më pëlqen shumë ky ekip, sepse ka një përzierje të mirë mes veteranëve dhe lojtarëve të rinj … Sot te Real Madrid ka entuziazëm.
uk më duket e drejtë të flas për ata që nuk janë këtu. Tregu i transferimeve mbyllet më 31 gusht, le të shohim se çfarë do të ndodhë brenda dhe jashtë, por e përsëris që tashmë më pëlqen skuadra ime”.
Nga ana e trajnerit të Real Madridit, një koment i shkurtër erdhi për benjaminin e tij Richarlison, sulmuesi brazilian i Everton i cili ka qenë pranë blancos për javë të tëra: “Unë e dua atë dhe ai është një lojtar i madh, por kartoni i tij i përket Evertonit”.