Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, është ndër më të dalluarit në radhët e St. Paulit, e cila ka shënuar fitore të madhe në derbin e madh të qytetit, me rezultat 3:2 ndaj Hamburger SV.
Paçarada ka treguar angazhim të madh, duke i dhënë siguri repartit të mbrojtjes.
Faqja e specializuar “Sofascore”, Paçaradën e ka vlerësuar me notën 7.1.
Për St. Paulin shënuan Vecker (27'), Makienok (56' e 58') dhe për Hamburger SV Kittel (43') e Glatzel (77').
Pas javës së tretë në Bundesliga II, St. Pauli renditet në vend të tretë me 7 pikë, ndërsa Hamburger SV është i pesti me 4 sosh.