Juventusi luan nesër në mbrëmje (20:30) testin e fundit përpara nisjes së sezonit të ri të Serie A 2021-22.
Ekipi bardhezi do të përballet me Atalantën, sfidë rreth së cilës flet Max Allegri në konferencë për shtyp.
“Është një ndeshje e dobishme për të parë gjendjen e disa lojtarëve, përfshirë edhe Dybala. Duhet të jetë një seancë stërvitore e mirë për t’u përqendruar më pas në sezonin e ri dhe ndeshjen me Udinesen.
Duam ta nisim me tre pikë, duhet të jemi gati për takimin në Udine. Atalanta? Një realitet i kampionatit italian, Gasperini po bën gjëra të shkëlqyera edhe në Evropë.
Skuadra e tij është e fortë fizikisht dhe luan një futboll të bukur. Unë mendoj se Atalanta do të jetë një nga tete skuadrat kandidate për fitimin e Serie A“, theksoi trajneri.