Thomas Tuchel e priste një sulmues “big” dhe Chelsea ia plotësoi dëshirën! Romelu Lukaku kthehet pas shumë vitesh te blutë dhe trajneri gjerman i kampionëve të Evropës dhe fitues i Superkupës UEFA ndihet më i lumtur se kurrë.
Në konferencën për shtypin përpara ndeshjes së javës së parë të sezonit 2021/2022 në Premier League kundër Crystal Palace në “Stamford Bridge” (e shtunë, 16:00), Tuchel e merr me humor…
“Ne tentuam Lukakun dhe Haaland, madje donim edhe Lewandowskin si numër 10 pas tyre…
Fatkeqësisht, bordi i klubit nuk e miratoi dëshirën tonë. Tani na mbetet t’i gëzohemi vetëm ardhjes së Lukakut“, theksoi duke buzëqeshur trajneri gjerman qe sivjet synon Premier League pasi fitoi Champions sezonin e shkuar.
Pastaj, ai tregoi edhe se “Lukaku punoi shumë fort për t’u kthyer…”