Kampanja e re e Premierligës për sezonin 2021-22 nisi zyrtarisht mbrëmë me sfidën ndërmjet Brentfordit dhe Arsenalit.
Skuadra e promovuar, Brentford arritën një fitore të madhe ndaj Arsenal, duke regjistruar kështu fitoren e parë në ndeshjen debutuese të klubit në kompeticionin e formatit të ri të Premier ligës.
Arsenal në anën tjetër dëshpëruan, duke mos gjetur rrjeten pavarësisht se kishin plot 22 goditje në portë ndaj kundërshtarit.
Sidoqoftë, përpos humbjes, “Gunners” u përkujdesën që menjëherë të vendosin një rekord të zi të klubit.
Klubi londinez ka filluar kampanjën e ligës me humbje ndaj një skuadre të promovuar për herë të parë që nga sezoni 1976-77 kur e kishin bërë ndaj Bristol Cityt në Highbury, raporton Opta.