Klopp flet për rinovimin e kontratës me Henderson

Futboll

Klopp flet për rinovimin e kontratës me Henderson

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 09:46
Jordan Henderson

Kapiteni i ‘The Reds’ është në dy vitet e fundit të kontratës së tij aktuale dhe negociatat për një zgjatje deri më tani nuk kanë qenë të frytshme.

Jurgen Klopp ka dhënë një optimizëm mbi të ardhmen e Jordan Henderson, pasi negociatat për një kontratë të re për kapitenin e Liverpoolit do të vazhdojnë.

Henderson ka hyrë në dy vitet e fundit të marrëveshjes së tij aktuale në Anfield, dhe Goal e kupton se diskutimet fillestare mbi një zgjatje të kontratës deri më tani kanë rezultuar të pafrytshme.

Liverpooli këtë verë deri tani ka renovuar kontratat me Trent Alexander-Arnold, Fabinho, Alisson dhe Virgil van Dijk dhe shpresojnë që ta shtojnë Mohamed Salah në atë listë. Bisedimet me Henderson, gjithashtu do të ndodhin në vazhdim.

I pyetur se sa e rëndësishme ishte që të gjendet një zgjidhje me Henderson, Klopp u tha gazetarëve: “E rëndësishme. Por ne do të gjejmë një mënyrë, sido që të jetë. Ne do ta zgjidhim atë, pa dyshim për këtë. ”

Henderson pritet të jetë në bankë rezervë për ndeshjen e parë të Liverpoolit në Premier Ligë ndaj Norwich të shtunën, pasi ishte lojtari i fundit i skuadrës që u kthye në stërvitjet para-sezonale pas pushimit të tij veror.

Por Klopp thotë se 30-vjeçari është në gjendje të mirë përpara kampanjës së re.

“Unë fola dje me të dhe dukej mirë, po!”, përfundoi gjermani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat