Man United dhe Leeds do të hapin ndeshjen hapëse të ditës së sotme në Premier Ligë, duke filluar nga ora 13:30.
Dy skuadrat do të përballen ndaj njëra tjetrës në një xhiro hapëse për herë të parë që nga sezoni 1970-71, me Leeds që kishin fituar 1-0 në Old Trafford.
United dhe Leeds do të luajnë sot ndeshjen e 27-të mes tyre në kompeticionin e Premier Ligës.
Në 26 takimet paraprake, ‘djajtë’ udhëheqin bindshëm me 14 fitore, karshi vetëm katër fitoreve nga Leeds, me 8 barazime, gjersa 20-herë kampionët kanë shënuar 41 gola, kurse Leeds 19.
Leeds në fakt janë pa fitore në 16 vizitat e fundit në Old Trafford ndaj Man Utd (6 barazime, 10 humbje), që nga fitorja 1-0 në shkurt 1981.
Skuadra e Bielsas ka luajtur më shumë ndeshje të Premier Ligës në Old Trafford pa fituar, se në çdo stadium tjetër (13).
“Red Devils” e kishin humbur ndeshjen hapëse në terrenin e tyre sezonin e kaluar, duke u mposhtur 3-1 nga Crystal Palace. Ata nuk kanë humbur ndeshjen hapëse si vendas në dy sezone radhazi, që nga 1972-73 dhe 1973-74, kur edhe kishin rënë nga liga në fund të sezonit.