Është kohë merkato dhe skuadrat kosovare, janë duke u munduar të sjellin përforcime cilësore për edicionin e ri garues.
Nga skuadrat me të përforcuar për edicionin e ri është edhe Prishtina. Pikërisht ky ekip, është fare pranë marrëveshjes me një mbrojtës mjaft cilësor.
Gazetasheshi mëson se bardhekaltërit janë pranë marrëveshjes me qendërmbrojtësin Sodiq Atanda.
27 vjeçari i cili për momentin është pa klub, tani vetëm se është në kontakte me kryeqytetasit dhe prezantimin e tij me fanellën e kaltër pritet ta shohim gjatë këtyre ditëve.
Atanda është mbrojtës defanziv dhe me parë ka luajtur për Lion 93 (Nigeri), Apolonia e Partizani (Shqipëri) dhe Happoel Kfar Saba (Izrael).