Kastrati rrëzohet përtokë dhe ndërhyjnë mjekët

Futboll

Kastrati rrëzohet përtokë dhe ndërhyjnë mjekët

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 11:11
Kastrati rrëzohet përtokë dhe ndërhyjnë mjekët

Kastrati rrëzohet përtokë dhe ndërhyjnë mjekët ! Lirim Kastrati është më mirë, por pas ndeshjes kundër Gorica ai i shqetësoi shokët e skuadrës dhe stafin për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Në fund të ndeshjes ai pati një moment dobësie dhe nga ajo që shkruajnë mediat kroate, e gjithë erdhi për shkak të rënies së nivelit të sheqerit në gjak.

Kastrati mori ndihmën e mjekëve në fushën e blertë dhe gjithçka kaloi, pasi nuk kishim të bënim me një shqetësim të madh.

Kujtojmë se Kastrati mund të mungojë në sfidën e radhë për Dinamo Zagrebin.

Lojtari i kombëtares së Kosovës, raportohet se s’do të mund të udhëtojë me ekipin e tij të Dinamos së Zagrebit për ndeshjen që do ta luajnë kundër Sherif Tiraspol në kuadër të play-offit të Champions League më 25 gusht pasi që Moldavia ia ka refuzuar vizën, shkruan Index.hr.

Sulmuesi 22 vjeçar nga Kosova nuk do të mund të udhëtojë me ekipin e tij kroat për ndeshjen kundër Sherif Tiraspol, për shkak të pozicionit politik që Moldavia mbanë karshi Republikës së Kosovës.

Klubi kroat i Dinamo Zagrebit i është drejtuar UEFA-s për ndihmë, derisa këta të fundit janë duke bërë përpjekje për ta bindur Moladivnë se politika s’ka vend në sport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat