Roma po vazhdon të mendoj për zëvendësuesin e Edin Dzekos, i cili ka arritur marrëveshje me Inter.
AS Roma ka një kohë që ka identifikuar sulmuesin e Chelseas, Tammy Abraham, si i pari i listës së dëshirave të Jose Mourinhos për fazën e sulmit.
Raportet nga Italia disa ditë më parë sugjeruan se Roma ka pasur një ofertë të pranuar nga Chelsea për Abraham, e cila ishte në regjionin e 34 milionë funteve.
Sidoqoftë lojtari po vazhdon të ketë dilema për klubin e tij të ardhshëm, pasi për shërbimet e tij është e interesuar edhe skuadra e Arsenalit, dhe mediumet angleze raportojnë se anglezi do të preferonte një qëndrim në Premier Ligë.
Raporitet e fundit theksojnë se Roma nuk po dorëzohen dhe janë të sigurtë në nënshkrimin e tij pas bisedimeve pozitive me klubin anglez, ka raportuar gazetari i ‘SkySports’, Kaveh Solkehol.
‘Roma është e bindur se do të përfundojë një marrëveshje për të nënshkruar me Tammy Abraham nga Chelsea pas bisedimeve pozitive. Marrëveshja e bërë së bashku vlerëson Abrahamin në mes 40 dhe 45 milionë eurove. Arsenali gjithashtu dëshiron të nënshkruajë me Abrahamin, por Chelsea do të preferonte t’a shiste atë në një vend jashtë Anglisë.’