Leonit Abazi vlerësohet si njëri nga lojtarët më të mirë në Superligën e Kosovës.
Aktualisht 28 vjeçari mbron ngjyrat e Prishtinës dhe pritet që shumë shpejt të rikthehet nga lëndimi të cilin e kishte pësuar.
Burime të Gazetasheshi.com mësojnë se lojtari do të rikthehet nga java tjetër në stërvitje.
Skuadra nga kryeqyteti do të luajë në Super Kupën e Kosovës më 17 gusht, por nuk dihet nëse Abazi do të jetë i gatshëm.
Në anën tjetër, Superliga do të fillojë më 21 gusht, kur edhe Prishtina luan ndaj FC Malishevës.