Nënjë intervistë të dhënë për Sportweek, Daniele De Rossi ka folur për triumfin e Italisë në Euro 2020, që ka ardhur pas goditjes së penalltive:
“Jeta mund të ndryshojë me një gjuajtje të vetme: jemi heronjtë e 2006-ës për një traversë të kundërshtarit dhe e kemi fituar Europianin falë penalltive në gjysmëfinale dhe finale”, ka thënë ish-mesfushori.
Është e rëndësishme të keshe dhe një mur si Donnarumma gjatë lotarisë së penalltive:
“Për t’i shënuar Gigio-s duhet të gjuash shumë mirë dhe shpesh nuk mjafton. Është një portier pa limite, mund të arrijë gjithçka, edhe Topin e Artë”.