“Gardiani” i mirënjohur kosovar, Kenan Haxhihamza, pritet që të bëhet me ekip të ri.
Haxhihamza do të largohet nga Ballkani pë t’u transferuar te Dukagjini i Klinës.
Burime të Zeri.info mësojnë se marrëveshja tashmë është arritur.
Ky portier në të kaluarën ka luajtur edhe për Gjilanin e Rahovecin. Ai është 24-vjeçar.
Dukagjini që drejtohet nga trajneri Armend Dallku e ka bërë një skuadër të fuqishme pas rikthimit në elitë.
Jozef Kuqi – NK Opatija, Arbër Shala – KF Ballkani, Ahmed Januzi – FC Llapi, Ermal Vitija – FC Prishtina, Moriba Tokpa Lamah – KF Trepça ’89, Odi Chibueze – KF Vellaznimi
Argjend Bardhi dhe Bujar Shabani – FC Shkupi janë lojtarët që deri më tash i janë bashkuar ekipit nga Klina.