Përleshje masive ndërmjet tifozëve të ManUtd dhe Leeds, pak para derbit të madh!
Sot ( e shtune) Manchester United e pret skuadrën e Leeds United në stadiumin “Old Trafford”, për të zhvilluar ndeshjen e parë të edicionit 2021/2022 të Premier Ligës.
“Derbi i Trëndafilave” siç njihet në Angli, është një nga ndeshje më të zjarrëta, ku edhe fansat e të dy ekipeve kanë urrejtje të madhe mes veti.
Para fillimit të takimit, nga disa pamje të postuara në “Twitter” shihet se ende pa filluar mirë ndeshja fansat e të dy klubeve, kanë filluar rrahjet në qytetin e Manchester.