Manchester Utd me lojë dhe rezultat 5:1 demoloi Leeds, në hapje të kampionatit të ri.
“Djajtë” e kuq“ nuk treguan mëshirë për rivalin, sidomos në 45 minutat e dytë.
Leeds pësoi debakël në hapje të Premier League.
Për Manchester Utd shënuan Fernandes (30', 54' e 60’), Greenwood (52'), Fred ‘68’) dhe për Leeds Ayling (48').
Një start i furishëm i Manchester Utd, duke konfirmuar kandidaturën për titullin e kampionit.