Transferimi i Lionel Messit te PSG-ja tronditi të gjithë botën e futbollit.
Në paraqitjen e tij të fundit para mediave në Barcelonë, gjeniu argjentinas mezi fliste, duke qarë pothuasje gjatë gjithë kohës.
Messi mbante një faculetë me të cilën fshinte lotët e tij.
Kompania e shitjeve online “Mercado Libre” ka njoftuar se po e shet këtë faculetë.
E njëjta sipas njoftimit të kësaj kompania, shitet me çmimin marramendës një milionë dollarë.
Në njoftim gjithashtu thuhet se përveç lotëve të Messit, faculeta përmban edhe mbetje nga hunda e tij, dhe se me anë të kësaj mund të bëhet klonimi i argjentinasit.