Sodiq Atanda është shumë pranë transferimit tek skuadra e Prishtinës. Ish-mbrojtësi i Partizanit i cili u shpall kampion i Shqipërisë në sezonin 2018/2019, është fare pranë kalimit tek skuadra kampione në fuqi e Kosovës.
Skuadra të Kategorisë Superiore e kanë kërkuar Atandën, mes tyre Teuta, por Prishtina duket se e ka bindur mbrojtësin.
Madje kosovarët kanë kërkuar së fundmi edhe Erhun Obanor, që u largua nga Laçi.
Atanda aventurën e tij të fundit e kishte me skuadrën izraelite Hapoel Kfar Saba i cili u aktivizua në total në 42 sfida në kampionat.