A&N po vazhdon të përgatitet maksimalisht për edicionin e ri 2021/22.
Skuadra nga Prizreni ka prezantuar transferimin e ri, Ardit Jaupaj, shkruan Gazeta Olle. 25 vjeçari ishte pjesë e shumë skuadrave të njohura në Shqipëri si: KF Sopoti, KF Devolli, KF Bylisi, KF Egnatia, KF Dinamo poashtu ishte pjesë e skuadrës së Partizanit dhe së fundmi pjesë e KF Turbina.
Qendër sulmuesi rikthehet në Kosovë, pasi në herët kishte luajtur edhe te Flamurtari dhe te Feronikeli.
Fjalët e para të Jaupaj si lojtar i A&N ishin këto: “Jam shumë i lumtur që jam bashkuar me skuadrën nga Prizreni FC A&N, u befasova nga organizimi perfekt i klubit duke filluar që nga kryesia, staffi në përgjithësi e deri te bashkëlojtarët”.
A&N kanë paralajmëruar se ky nuk është transferimi i fundit dhe ata do të bëjnë një tjetër zyrtarzim ditëve në vazhdim.