Chelsea pas trofeut të Superkupës së Evropës, sot e filloi furishëm edhe edicionin e ri në Premier League.
Të kaltrit pa ndonjë problem e mposhtën me rezultat 3:0 rivalin e kryeqytetit, Crystal Palace.
Gjithçka ishte e qartë në 45 minuta e para kur avancuan me 2:0 falë golave të Alonsos (27') e Pulishiç (40'). Alonso shënoi nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra, në këndin e majtë.
Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 58-të, Chalobah shënoi gol të bukur nga rreth 20 metra.
Chelsea shënoi fitore të thellë në hapje të kampionatit.