Daniele De Rossi ka bërë një analizë të Serisë A në një intervistë të dhënë për Sportëeek.
“Janë të gjithë të uritur për fitore, Juventus do të jetë favorite, për Inter-in do të jetë e vështirë të përsërisë suksesin sepse kahumbur disa elementë të rëndësishëm, Milan do të vazhdojë në rrugën e tij”, ka thënë ish-mesfushori.
“Atalanta është historia më e bukur e futbollit italian në dhjetë vitet e fundit, meriton të fitojë diçka. Napoli është skuadra ideale për Spalletti-n: mund të ëndërrojë”, ka vazhduar De Rossi.
“Lazio do të luajë mirë me Sarri-n dhe Mourinho mund të jetë një bombë atomike në Romë. Më pas jam kurioz të shikoj Fiorentina-n e Italiano-s. Cagliari ka një ekip të rëndësishëm, Bologna e Mihaklovic do t’i bezdisë të gjithë, Juric do të rikthejë Torino-n aty ku meriton. Spezia e Thiago Motta mund të befasojë".