Debutim ëndrrash për mbrojtësin Jurgen Goxha, i cili pak ditë më parë u transferua te skuadra e Sabail.
28-vjeçari, realizoi golin e fitores në përballjen e javës së parë të kampionatit ndaj Sabah Baku, që u mbyll me rezultatin 0-1.
Minuta e 30-të, pas një harkimi nga këndi, Goxha përfitoi nga një grushtim i portierit, duke goditur saktë me këmbë brenda zonës dhe duke e dërguar topin në rrjetë nga fare afër.
Një gol ky që i siguroi 3 pikë mjaft të rëndësishme skuadrës së Sabailit. Kujtojmë që Goxha, sezonin e kaluar ishte pjesë e Gabalës në kampionatin azerbajxhanas.
Ndërkohë për sa i përket aventurave në kampionatin shqiptar, 28-vjeçari është aktivizuar me Erzenin, Tiranën dhe Bylisin.