Tifozët e Paris Saint-Germain padyshim që nuk e duan më Killian Mbape.
PSG luan sonte kundër Strasburgut dhe nuk do të ketë përforcim të fundit të Lionel Messit në fushë.
Përveç Messit, as Neymar nuk do të luajë, kështu që Mbappe do të jetë në qendër të vëmendjes.
Sidoqoftë, e gjithë tribuna veriore e tifozëve të klubit të Parisit i fishkëllyen Mbape një orë para fillimit të ndeshjes.
Kur folësi lexoi emrin e tij, të gjithë fishkëllenin dhe treguan pakënaqësi.
Mediat spanjolle dhe franceze kanë raportuar prej disa ditësh se Mbappe nuk i pëlqen fakti që Messi erdhi dhe se ai dëshiron të shkojë në Real Madrid.