PSG ka shënuar tre gola për më pak se gjysmë ore lojë në “Parkun e Princërve” kundër Strasburgut.
Ndonëse pa Neymar e Messi, futbollistët vendës nisën furishëm ndeshjen e xhiros së parë të Ligue 1.
Para takimit tifozët e Paris Saint-Germain vërshëllyen Killian Mbape, pas deklarimeve të këtij të fundit se nuk dëshiron të luajë krahas përforcimit të ri Lionel Messi dhe se dëshiron të kalojë në radhët e Real Madridit.
Megjithatë, ishte pikërisht Mbappe ai që shënoi golin e dytë për vendësit në minutën 25. Paraprakisht, Mauro Icardi shënoi për 1:0 në minutën e tretë. Ndërsa Julian Draxler në minutën 27 shënoi për 3:0.