PSG pas 45 minutave të parë avancon si vendës kundër Strasburgut me rezultat 3:0.
Në këtë ndeshje nuk luajnë Neymar dhe Messi. Ky i fundit duket se nuk mban inat ndaj Mbappes, ndonëse ky i fundit u shpreh se nuk dëshiron të luajë krahas argjentinasit.
Ai këtë e tregoi edhe sonte kur u pa duke buzëqeshur në tribuna pas golit të shënuar pikërisht nga bashkëlojtari i tij.
Mbappe sonte ka marrë vërshëllima nga tifozët vendës, të cilët duket se nuk e duan më pas deklarimeve se do të kalojë në radhët e Real Madridit, për shkak të ardhjes së Messi nga Barcelona.