Denzel Dumfries është transferuar te Interi.
Dumfries sapo ka kompletuar transferimin e tij te Interi.
Futbollisti është shprehur shumë i lumtur me aventurën e re.
“Është një ndjenjë e mrekullueshme, jam i lumtur që mbërrij në ekipin kampion të Italisë. Është një mundësi e madhe për mua, jam vërtet i lumtur”, tha fillimisht ai
“Sa i përket karakteristikave të mia, unë jam padyshim një anësor që i pëlqen të sulmojë, ndihem mirë në linjën me pesë lojtarë, Interi luan me këtë sistem si dhe ekipi kombëtar holandez, ndihem i qetë”, shtoi ai.
Dumfries bëhet lojtari i 11 holandez në historinë e Interit: “Unë e di shumë mirë se cilët kampionë holandezë e veshën këtë fanellë, është një nder të jesh pjesë e kësaj liste”, vazhdoi ai.
“Tani shpresojë për një sezon të mrekullueshëm, shpresojë të jap kontributin tim për të konfirmuar titullin dhe për të bërë mirë në Ligën e Kampionëve”, përfundoi Denzel Dumfries.
Dumfries është transferuar te ‘Nerazzurët’ nga PSV për 12.5 milionë euro plus bonuset.