Benzema dy gola, Reali i fuqishëm për Alavesin

Futboll

Benzema dy gola, Reali i fuqishëm për Alavesin

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2021 Në ora: 23:49
Benzema dy gola, Reali i fuqishëm për Alavesin

Futbollisti Karim Benzema është më i merituari për fitoren e Real Madridit, me rezultat 4:1 ndaj Alaves-it.

Reali importoi tre pikë në hapje të edicionit të ri në Spanjë.

Madrilenët shpërthyen me gola në 45 minutat e dytë, duke iu falënderuar Benzemas, që realizoi në minutën e 48-të e 62-të.

Image

Golat tjerë i shënuan Nacho në minutën e 56-të dhe Vinicius (90+2'). 

Joselu realizoi nga penalltia golin e nderit për Alavesin pikërisht në minutën e 65-të. 

Reali starton fuqishëm në edicionin e ri. 

Trajneri Carlo Ancelotti është i lumtur për fitore në hapje të kampionatit, duke konfirmuar luftën për titullin e kampionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat