Liverpool reagon

Futboll

Liverpool reagon

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 11:46
Liverpool reagon

Liverpool është përgjigjur ndaj thirrjeve homofobike që u bën në drejtim të Billy Gilmour, shkruan Insporti.

Reprezentuesi skocez dhe i huazuari nga Chelsea, 20 vjeç, dyshohet se u shënjestrua nga disa tifozë gjatë fitores 3-0 të Reds.

Liverpool ka dënuar thirrjet ndaj mesfushorit të Norwich, duke u bërë thirrje tifozëve të mos përdorin gjuhën që është përdorur ndaj Gilmour.

“Thirrja është ofenduese dhe e papërshtatshme – një mesazh që ne kemi komunikuar vazhdimisht së bashku me Kop Outs”.

“Ne u bëjmë thirrje mbështetësve të mbajnë mend vlerat gjithëpërfshirëse të klubit dhe të përmbahen nga përdorimi i thirrjeve homofobike në të ardhmen".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat