Philippe Coutinho te Lazio është e mundur.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Barcelona do të ishte e gatshme të paguante gjysmën e rrogës së sulmuesit brazilian me kusht që të realizojnë huazimin e lojtarit te bardhekaltrit për të ulur tavanin e rrogave.
Operacioni mbetet shumë i komplikuar, por kjo gatishmëri e Barçës mund të ndryshojë gjithçka.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në ditët e ardhshme.