Tammy Abraham është një lojtar i ri i Romës.
Sulmuesi që do të transferohet te verdhekuqtë nga Chelsea, ka zbarkuar para pak minutash në Romë në shoqërinë e drejtorit të përgjithshëm të klubit italian, Tiago Pinto.
Roma do të paguajë 42 milionë euro plus 3 si bonus, ndërsa sulmuesi anglez do të përfitojë 5 milionë euro në vit plus 1 si bonus.
Chelsea ka të drejtën ta blejë mbrapsht lojtarin pas sezonit të dytë për 80 milionë euro, ndërsa duket se në marrëveshje nuk është përfshirë një klauzolë për prishjen e parakohshme të kontratës.
Kanë qenë të shumtë tifozët që e kanë pritur lojtarin në aeroportin Ciampino.