Lyoni ka pësuar debakël, me rezultat 3:0 nga Angers, në ndeshjen e javës së dytë të Kampionatit të Francës.
Lyoni pas barazimit në hapje, pësoi humbjen e parë dhe me rezultat të thellë, ndërsa Angers është në formë, në dy javët e para ka po aq fitore dhe nuk ka pësuar asnjë gol, duke shënuar gjithsej pesë gola.
Nga minuta e 65-të Lyoni mbetet me një futbollist me pak, kur Cornet përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Për Angers shënuan Boufal (20'), Marcelo (53'-autogol) e Ounahi (77').
Angers kryeson me 6 pikë dhe Lyon renditet në pozitën e 15-të me 1 pikë.